Ja si është bilanci me koronavirusin në të gjithë botën

23:44 | 24 February 2020

Koronavirusi po vazhdon të përhapet në vende të ndryshme të botës.

Koronavirusi është sëmundja më e re që po mban botën në alarm ku ka shkaktuar deri më tani 2628 viktima ndërsa janë prekur më shuam se 79 mijë persona të tjerë.

Megjithatë se kjo sëmundje po konsiderohet vdekjeprurëse, ka patur edhe nga ata që janë shëruar. Sipas raportimeve të DailyMail, deri më tani në të gjithë botën kanë arritur përmirësime ndaj këtij virusi 25084 persona.

Ndërkohë në këtë media është publikuar edhe lista përkatëse me të prekur, të vdekur dhe të shëruar nga koronavirusi.

Kina: 2593 viktima, 77345 të infektuar dhe 24827 të shëruar.

Irani: 12 viktima, 31 persona të infektuar.

Korea e Jugut: 8 viktima, 833 persona të infektuar.

Itali: 7 viktima, 230 të infektuar.

Japoni (Anija Diamond Princess): 3 viktima, 691 persona të prekur.

Japoni: 1 viktimë, 154 persona të prekur.

Filipine: 1 viktimë, 3 persona të prekur.

Francë: 1 viktimë, 12 persona të prekur.

Kanada: 10 të prekur.

SHBA: 35 persona të prekur.

Israel: 2persona të prekur.

Spanjë: 2 persona të prekur.

Belgjikë: 1 person i prekur.

Londër: 13 persona të prekur.

Liban: 1 person i prekur.

Suedi: 1 person i prekur.

Egjipt: 1 person i prekur.

Irak: 1 person i prekur.

Emiratet e Bashkuara Arabe: 13 persona të prekur.

Ari Lanka: 1 person i prekur.

Indi: 3 persona të prekur.

Bahrain: 1 person i prekur.

Oman: 1 person i prekur

Kuvajti: 3 person të prekur.

Gjermania: 16 persona të prekur.

Finlanda: 1 person i prekur.

Rusia: 2 persona të prekur.

Tailanda: 35 persona të prekur.

Afganistani: 1 person i prekur.

Singapori: 90 persona të prekur.

Malajzi: 22 persona të prekur.

Nepal: 1 person i prekur.

Vietnam: 16 persona të prekur.

Australia: 22 persona të prekur.

Si mund ta mbroj veten nga koronavirusi?

Koronavirusi shkakton simptoma tipike respiratore. Më poshtë paraqiten rekomandimet kryesore:

Lani shpesh duart me ujë dhe sapun ose pastrojini ato duke i fërkuar me pastrues me bazë alkooli;

Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me gropëzën e bërrylit ose shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart;

Mënjanoni kontaktet e ngushta me këdo që ka temperaturë dhe kollë;

Paraqituni tek mjeku nëse keni kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje dhe raportoni historinë e udhëtimeve nëse keni udhëtuar kohët e fundit;

Mënjanoni kontaktet me tregjet e kafshëve të gjalla në zonat që kanë koronavirus dhe parandaloni kontaktet e pambrojtura me kafshë të gjalla apo sipërfaqe që kanë qenë në kontakt me kafshët;

Mënjanoni konsumin e produkteve të mishit të pagatuara apo gatuara jo shumë. Mishi, qumështi i papërpunuar apo organet e kafshëve duhet të trajtohen me kujdes, duke përdorur mjete mbrojtëse në mënyrë që të mënjanohet kontaminimi;

Udhëtarët që kanë patur kontakte me raste të konfirmuara apo ekspozim direkt ndaj një burimi të mundshëm të infeksionit duhet të vendosen në observim mjekësor. Kontaktet me rrezik të lartë duhet të mënjanojnë udhëtimet për periudhën e inkubacionit deri në 14 ditë.

Komento: