Ja si mund të shkarkohet certifikata e vaksinimit

18:08 | 22 Shtator 2021

Certifikatën e vaksinimit mund të tërhiqet nga secili që është vaksinuar.

Ju njoftojmë se nga sot, secili person i vaksinuar mund të shkarkojë certifikatën elektronike të vaksinimit nga platforma https://ekosova.rks-gov.net/.

Për ta shkarkuar certifikatën elektronike, gjeni më poshtë hapat në ilustrim.

Në të njëjtën kohë, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos bëjnë shpenzime duke marrë kartela digjitale të operatorëve dhe individëve të ndryshëm të paautorizuar, sepse të njëjtat nuk janë kartela të vlefshme dhe për më tepër, rrezikojnë të keqpërdorin edhe të dhënat personale të qytetarëve.

Komento: