Ja si nisi gjithçka në mes Albatrit Muqiqit dhe Egzonës?

09:00 | 05 February 2019

Albatriti dhe Egzona janë ndër çiftet me të dashura për publikun. Kjo ka bërë që ata të jenë edhe ndër me të përfolurit edhe në mediat roze.

Ai asnjëherë nuk e ka treguar se si nisi romanca në mes tij dhe gruas së tij Egzonës, me të cilën tani ka tre fëmijë.

Në tri vjet martesë, familja e Albatrit Muqiqit është rritur goxha shumë dhe çifti duken shumë të lumtur me njëri tjetrin.

Mbrëmë në Nd’rrimin e Natës, këngëtari ka rrëfyer se si ka nisur gjithçka në mes tyre.

“Me Egzonën bëhen tash pesë vjet që jemi takuar. Ajo ka punuar në një kozmetikë në Gjakovë dhe e pashë atë duke qëndruar jashtë dyqanit. Aty për aty bisedova me të. U mundova ta marr një kontakt dhe më refuzoi. E unë thash kështu po lypet”, tregoi ai me të qeshura.

Dhe këtu nisi gjithçka mes Egzonës dhe Albatritit.

Komento: