Ja si po cilësohet bashkëpunimi i ngushtë mes Shqipërisë dhe Serbisë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ja si po cilësohet bashkëpunimi i ngushtë mes Shqipërisë dhe Serbisë

21:15 | 21 Dhjetor 2019

Samiti për mini-shengen, solli debate dhe deklarata të ashpëra.

Analisti Enver Bytyçi thotë se samiti për mini-shengenin me qëllim bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe Serbisë është më shumë sesa një thikë pas shpine për Kosovën.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Bytyçi tha se Rama kërkon të kalojë një krizë të momentit i gjithë debati është sajuar për të tërhequr vëmendjen nga dështimi i marrjes së negociatave.

Enver Bytyçi:Në rastin e sotëm shërbimi që i bëhet drejtpërdrejt dhe me iniciativë personale, pa konsultim, pa marrë mendimin e askujt, thjesht duke biseduar me Baton Haxhiun, politikave serbe në Kosovë dhe Ballkan është një shërbim i papranueshëm. Të përpiqet Shqipëria të vendosë një bashkëpunim të ngushtë me Beogradin, në kushtet e një konflikti të ashpër politik dhe jo vetëm, me autoritetet e Kosovës, institucionet e Prishtinës kjo është më shumë sesa një thikë pas shpine.

Rama është i pabesueshëm, ai kërkon të kalojë një krizë të momentit. I gjithë debati për mini shengenin edhe nga deklaratat e Zaev dhe Ramës arrijnë në këtë përfundim sepse ndryshojnë nga ato të Vuçiç, i gjithë debati është sajuar për të tërhequr vëmendjen nga dështimi i marrjes së lejes për të hapur bisedimet me BE. E gjitha kjo është nisur edhe si hakmarrje. Nëse Zaev është pjesë e kësaj trojke ai ka hyrë për shkak të inatit dhe atij dështimi që ndodhi me BE.

Komento: