Ja si ta kuptoni nëse dikush ju ka bllokuar në WhatsApp

15:39 | 18 January 2020

Si të dini nëse dikush ju ka bllokuar?

Mbase miqësia juaj me një mik të vjetër mund të jetë shkatërruar ose dëshironi të keni sa më pak kontakt me një person, arsyet janë të shumta pse do të dëshironit ta bllokonit dikë në WhatsApp, shkruan Pc World Albania.

WhatsApp nuk ju tregon në mënyrë të drejtpërdrejtë por janë disa informacione të rëndësishme me të cilin mund ta kuptoni.

Së pari nëse jeni bllokuar nuk e shikoni dot statusin e tyre online, e as indikatorin “Last Seen.” Ndërsa kjo nuk konfirmon nëse dikush ju ka bllokuar, nëse më përpara keni parë statusin e tij online apo indikatorin “Last Seen” atëherë gjasat janë të shumta që ju ka bllokuar.

Gjithashtu nëse jeni bllokuar nuk mund të shikoni as ndryshimet në foton e profilit. Nëse keni një mik të përbashkët kontakt, ju mund ti krahasoni nëse ka diferencë në foton e profilit.

Së fund çdo mesazh që dërgoni do të tregohet me indikatorin “sent” por jo “delivered” ndërsa thirrje nuk do të shkojnë. Nëse i shikoni të gjitha këto indikator për një kontakt, me shumë mundësi jeni bllokuar.

Nga ana tjetër WhatsApp përpiqet që të mbrojë privatësinë e përdoruesve kur bllokoni dikë në mënyrë që të mos jetë në gjendje ta kuptojë.

Komento: