Ja si u bartë trupi i pajetë i Arian Dacit në Brezovicë

20:24 | 26 January 2019

Ngjarje tragjike ndodhi sot në Brezovicë, ku aksidentalisht mbeti i vdekur, Arian Daci.

Arian Daci, zëvendësministër i Diasporës vdiq tragjikisht sot si pasojë e një orteku në Brezovicë.

Kjo u konfirmua për lajmi.net edhe nga Policia e Kosovës, teksa bëhet e ditur se Daci ishte duke skijuar jashtë pistës, raporton lajmi.net.

Arian Daci, është djali i akademikut, njëherit edhe ish-kryetarit të Kuvendit, Nexhat Daci.

Si pasojë e tragjedisë, qendra e skijimit në Brezovicë do të jetë e mbyllur për dy ditë.

Lajmi.net ka siguruar pamje nga momenti i bartjes së trupit të pajetë të Arian Dacit.

Ndërkohë, më vonë trupi është bartur në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

https://video.gjirafa.com/pamje-nga-bartja-e-trupit-te-pajete-te-arian-dacit

Komento: