Ja si u bashkuan Shkurte Fejza dhe Shyhrete Behluli te Remzie Osmani – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ja si u bashkuan Shkurte Fejza dhe Shyhrete Behluli te Remzie Osmani

12:44 | 18 Prill 2020

Shkurte Fejza e Shyhrete Behluli bashkohen te Remzie Osmani.

Prej vitesh dy këngëtaret e njohura të muzikës popullore nuk kanë raporte të afërta mes vete. Nuk flasin, nuk frekuentohen.

Ndonëse dikur të pa ndara në skenë e jetë, sot Shkurta e Shyhretja më nuk kanë as edhe një kontakt të vetëm , shkruan Kosovarja.

Arsyet se pse e prishën miqësinë e shumë viteve, ende nuk janë bërë të ditura. Dy bilbilat e Mushtishtit, nuk kanë preferuar të japin detaje rreth kësaj çështje.

Për rastësi, dy këngëtaret janë gjetur më afër se kurrë për këto vite në profilin e Remzie Osmanit, ku që të dyja njëra pas tjetrës kanë reaguar me zemra poshtë fotos së publikuar nga Remzia.

Komento: