Ja te cili ekip do të pensionohet Messi

15:42 | 09 Tetor 2019

Leo Messi ka zbuluar se te cila skuadër do të pensionohet.

Leo Messi në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat është shprehur se ai dëshiron të mbyllë karrierën tek Barcelona dhe kjo ide sa vjen dhe i forcohet më shumë.

“Sa vjen dhe më shumë më forcohet ideja për ta mbyllur karrierën tek Barcelona. Dua të pensionohem këtu”, është shprehur numri 10 i katalanasve.

Gjithashtu “pleshti” ka folur edhe për rikthimin e tij pas dëmtimit.

“Unë ende nuk jam në formën time më të mirë. Pas ndeshjes me Sevillan e ndjeva veten të lodhur. Do vij në formë pak nga pak”, ka thënë Leo Messi.

Komento: