
Kjo është valixhja e dyshimtë që u gjet sot tek “Bill Clinton”
Sot rreth orës 10:30 është gjetur një valixhe e dyshimtë në rrugën “Bill Clinton”.
Akoma nuk dihet se çka ka brenda ajo valixhe.
Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes dhe pas pak do ta largojë valixhen e dyshimtë.
“Rreth orës 10:30,kemi pranuar një informacion se në rrugën ‘Bill Kllinton’ ndodhet një valixhe e dyshimtë. Aktualisht në vendin e ngjarjes janë ekipet e nevojshme policore. Një pjesë e rrugës ‘Bill Kllinton’ është ndaluar për qarkullim, do të lirohet pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, kur edhe do të njoftoheni edhe për detaje të tjera”, ka thënë zëdhënsja e policisë Flora Ahmeti.
