Ja zonat në Shëngjin ku mund t’i shfrytëzoni hapësirat e plazhit pa pagesë

19:30 | 12 Korrik 2026
ja-zonat-ne-shengjin-ku-mund-t’i-shfrytezoni-hapesirat-e-plazhit-pa-pagese

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka rikujtuar vendet ku pushuesit mund të shfrytëzojnë hapësirat e plazhit pa pagesë në zonën e Shëngjinit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se janë mbi 20 plazhe nga Rana e Hedhun e deri në Kune që mund të shfrytëzohen pa pagesë.

“Janë mbi 20 zona plazhi publik, nga Rana e Hedhun, në qendër të Shëngjinit e deri në Kune, ku mund të bëni plazh me 0 lekë! Ju lutem, vlerësoni zonat publike ku nuk paguhet, ose plazhet me tabela çmimesh, në mënyrë që të mos bini pre e abuzuesve”, ka shkruar ai.

Komento: