Jabllanoviq: Emra të personave të vdekur votuan për Listën Serbe

23:08 | 02 November 2019

Aleksandër Jabllanoviq thotë se emra të personave të vdekur kanë votuar për Listën e dirigjuar nga Beogradi.

Ai po pretendon se janë bërë shkelje gjatë procesit zgjedhor të 6 tetorit.

Jabllanoviq po dyshon se me emra të personave të vdekur është votuar për listën e dirigjuar nga Beogradi.

“Kjo nuk është hera e parë që na ka ndodhur. Kemi një ekip të madhe të votuesve të vdekur që na mundi edhe më 2017, edhe atëherë edhe tani jemi ankuar në PZAP, por askush nuk reagoi”, tha Jabllanoviq.

Kujtojmë, se kundër Jabllanoviqit ishte protestuar para katër vitesh në Prishtinë.

Atë kohë, Jabllanoviq ishte ministër për Kthim dhe Komunitete teksa kishte ofenduar nënat kosovare, atë kohë kur pelegrinët serbë nuk ishin lejuar të vinin për vizitë në Gjakovë.

Komento: