Jack Smith ka dhënë dorëheqje nga pozita e Kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, meqë tash do të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai është emëruar këshilltar special për hetimet penale për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara në resortin Mar-a-Lago të ish presidentit amerikan, Donald Trump.
Siç raporton CNN, Smith u zotua të kryejë hetimet “në mënyrë të pavarur dhe në traditat më të mira të Departamentit të Drejtësisë.
“Ritmi i hetimeve nuk do të ndalojë nën vëzhgimin tim. Unë do të ushtroj gjykim të pavarur dhe do t’i çoj hetimet përpara me shpejtësi dhe tërësisht në çfarëdo rezultati që diktojnë faktet dhe ligji”, tha Smith.
Ai ishte në detyrën e kryeprokurorit që nga viti 2018 në Gjykatën e Hagës.