Jahja Kokaj ia bën një analizë paraqitjes së Kurtit në Bruksel: Gjuha e tij trupore për t’u lakmuar

23:29 | 02 March 2023

Kokaj ia bën një analizë paraqitjes së Kurtit në Bruksel: Gjuha e tij trupore për t’u lakmuar.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në seancën e natës, foli për paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti në Bruksel.

Kokaj, vëmendje të madhe i kushtoi gjuhës trupore të kryeministrit, krahasuar me atë të Vuçiqit, shkruan Reporteri.

Sipas Kokajt, gjuha trupore dhe intelektuale e Kurtit, është për t’u lakmuar.

“Gjuha e tij trupore, gjuha intelektuale me të vërtetë është për t’u lakmuar. Pse s’po e pranoni, tek e fundit vëlla i yni është. Vuçiqi dul i kërrusur, mezi fliste”, tha Kokaj.

Komento: