Jahjaga në Komisionin e OKB-së, thekson rëndësinë e grave në vendimmarrje

10:30 | 12 Mars 2026
jahjaga-ne-komisionin-e-okb-se,-thekson-rendesine-e-grave-ne-vendimmarrje

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga po merr pjesë në disa ngjarje përgjatë sesionit të 70-të të Komisionit për Statusin e Grave në New York.

Këtë ajo e bëri të ditur pëems një statusi në llogarinë e saj në Facebook.

“Me ftesë të Kombeve të Bashkuara dhe si anëtarja e vetme nga rajoni e Rrjetit të Grave Lidere të Kombeve të Bashkuara, jam duke marrë pjesë në disa ngjarje përgjatë sesionit të 70-të të Komisionit për Statusin e Grave në New York.

Dita filloj me një panel të nivelit të lartë me lidere nga mbarë bota ku biseduam mbi rolin e grave në pozita të larta udhëheqëse në avancimin e qasjes në drejtësi për gratë dhe vajzat”, shkroi Jahjaga.

Atje, Jahjaga ka folur mbi përvojën në avokimin për drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

“Në fjalën time theksova se kur gratë janë në pozita vendimmarrëse, ato mund të nxisin politika më gjithëpërfshirëse, institucione më të ndjeshme ndaj nevojave të shoqërisë dhe procese më të drejta.

Duke reflektuar edhe mbi përvojën time shumëvjeçare në avokimin për drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, rikujtova rëndësinë e dëgjimit dhe besimit të të mbijetuarve, krijimit të hapësirave të sigurta ku mund të flasim e kërkojnë drejtësi, si dhe forcimin e mekanizmave institucional”, deklaroi ish-shefja e shtetit të Kosovës.

Komento: