Jakup Bellaqa: Largimi i të rinjve nga Kosova ka ulur papunësinë

20:08 | 18 October 2024
jakup-bellaqa:-largimi-i-te-rinjve-nga-kosova-ka-ulur-papunesine


Njohësi i çështjeve ekonomike në Kosovë, Jakup Bellaqa thotë se raporti i Bankës Botërore, se Kosova e ka numrin më të ulët të papunësisë tregon se ikja jashtë vendit ka ndikuar në atë përqindje.

“Shifra prej 37% është një pjesë e madhe e kategorisë se punëtoreve të aftë që janë dhe punojnë në diasporë dhe ka ndikuar qe te jetë kjo përqindje”, ka thënë Bellaqa.

Ekonomisti Bellaqa tregon se si duhet zhvilluar ekonomia e Kosovës.

“Për te pasur një mërqinje ekonomike dhe sociale qe plotëson nevojat dhe kërkesat duhet rritet ekonomia mesatarisht diku 8% vjetore për disa vite dhe të ndërron statusin nga ekonomia në zhvillim në at të zhvilluar ku do të krijohet një ekonomi e shkalles, ku eksport do të ketë ma shume se import”, ka thënë Bellaqa për Front Online.

 

Komento: