Jakup Krasniqi del me një poezi, dy ditë pasi bëri të ditur thirrjen nga Haga

18:31 | 22 July 2019

Dy ditë pasi bëri të ditur thirrjen nga Haga Jakup Krasniqi del me një poezi.

Ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale

Njoftimin se ka marrë ftesë nga Dhomat e Specializuara të Hagës e ka bërë të ditur vetë Krasniqi, i cili ka treguar se intervistimi i tij do të bëhet me 24 korrik.

Krasniqi si kundërpërgjigje, ka zgjedhur të shkruajë një poezi. “Ikni ju, ne mos na ftoni”, titullohet poezia të cilën Krasniqi e ka postuar në profilin e tij në Facebook.

IKNI JU, NE MOS NA FTONI!

A thua kush do të ishim ne sot

Pa ato jetë të shumta kazamatesh

S’e di as si do të flisnin sot disa

Po të vazhdohej shikimi veç në hava!

A thua do të ishim këtu ku jemi

Pa të madhërueshmen tonë Çlirimtare

Ajo që na liroi nga vargonjtë e robërisë

Pa të jo kurrë s’do t’i gëzoheshim Lirisë…

A thua ç’gjuhë do të flitej këndejpari

Mohuesit e trimërisë jo s’e thonë kurrë

Ata i nënshtrohen çdo soji e çdo fare

Se jetën e bëjnë besa vetëm për pare!

A thua bastardët pyesin për politikë

Tek turrin e bëjnë vetëm për pasuri

Parazitë që jetojnë nën çdo robëri

Ashtu siç jetuan sa e sa nën Serbi!

Epo, atë rrugë s’ua ndalim dot

Të ikin sa më parë,madje që sot

Shqiptarët jo kurrë mos i ftoni

Ikni, kështu ju dua, mos hezitoni!

Në rrugën e tradhtisë mos na ftoni

Rrugën e Lirisë me Çlirimtaret

Për jetë të jetëve s’do ta ndryshonim

Ato gjurmë të Jetës në Ne janë mishëruar!

Komento: