Jakup Krasniqi e bën për ‘pesë pare’ Vetëvendosjen pasi u ankua në Supreme

16:11 | 12 November 2019

Vendimi i PZAP-së ka përplasur drejtuesit e Vetëvendosjes dhe ata të Nismës.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi pas vendimit të fundit të PZAP-së për votat nga Serbia, ka shkruar se janë të mbështetura në Kushtetutë dhe në Ligjin për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Sipas Krasniqit, futja e votave në sistem nga KQZ-ja ishte antiligjore dhe cënonte vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

“Vendimet e fundit të PZAP-së, janë vendime të mbështetura në Kushtetutë dhe në Ligjin për zgjedhjet e lira e demokratike. Në ketë frymë, pa asnjë mëdyshje është vendimi për largimin e votave të kontrabanduara nga Serbia. Futja e atyre votave në system nga KQZ-ja, ishin kryekrejt antiligjore dhe cenonin rënd vullnetin e qytetarëve të lirë të Kosovës. Me vendimin e PZAP-së, nuk ka humbur asnjë parti politike që ishte pjesë e garës zgjedhore, por ka fituar demokracia dhe vullneti i lirë i sovranit i shprehur në zgjedhjet e lira të 6 tetor 2019”, thotë ai, raporton express.

Krasniqi tutje ka shtuar se kësaj fitore duhet t’i gëzohen të gjithë, sidomos ato parti që në këto zgjedhje dolën të parat.

“Kësaj fitore demokratike e ligjore duhet t’I gëzohemi të gjithë dhe sidomos duhet t’I gqzohen partitë që në këto zgjedhje dolen të parat. Ato e kanë për obligim ligjor që t’i përmbahen ligjit dhe të bëhen guardian të ligjit e të demokracisë.

Është e frikshme, kur një parti ende pa u ulur në kolltukun qeverisës tenton ta grabisë vullnetin qytetarë me vota të huaja e të kontrabanduara. NISMA Socialdemokrate nuk kërkon askujt t’i rrembej mandate,por as nuk do të pranojë grabitjen e mandateve nga skush, përkundrazi kërkon vetëm e vetëm vullnetin e lirë të sovranit që u shpreh më 6 tetor 2019”, ka thënë Krasniqi.

Komento: