Jakup Krasniqi niset për Kosovë

10:51 | 18 Nëntor 2026
cka-thuhet-ne-dosjen-e-fundit-te-mbrojtjes-se-jakup-krasniqit?

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi është nisur për Kosovë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Krasniqit i është aprovuar një vizitë familjare gjatë ditës së sotme në vendlindje.

Njëri nga figurat kyçe të UÇK-së u dënua pak javë më parë me 25 vite burgim nga Gjykata Speciale.

Kjo është hera e dytë që Krasniqi vjen në Kosovë pas dërgimit në Hagë. Më parë kishte ardhur në vendlindje pas vdekjës së vëllaut të tij.

Komento: