Jakup Krasniqi shpërthen në Speciale: Na quajtët ndërmarrje kriminale, kurrë në jetë s’kam trajtuar njëri siç më trajtuat mua

11:51 | 09 Nëntor 2020

Shpërthen Jakup Krasniqi në Speciale: Na quajtët ndërmarrje kriminale, kurrë në jetë s’kam trajtuar njëri siç më trajtuat mua.

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi ka marrë fjalën shkurtimisht para Gjykatës Speciale, ku po paraqitet për herë të parë.

Krasniqi e ka kritikuar ashpër cilësimin e Speciales si “ndërmarrje e përbashkët kri.minale” kur përshkruajnë anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, raporton Gazeta Express.

“Në aktakuzë po na quani ndërmarrje e përbashkët kri.minale. Unë deklaroj sot se kurrë në jetën time, në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit as kaq, sa e si më trajtuat mua, nga ndërtesa e bur.gut e deri në këtë ndërtesë. E theksoj, s’kam trajtuar kurrë kështu njerëz”, ka thënë ndër tjerash Krasniqi.

“Cilësimi i prokuoririt se ne qendkemi ndërmarrje e përbashkët kri.minale nuk ka asgjë më fyese”, ka theksuar Krasniqi.

“Besoj dhe besoj shumë që këtë e di secili qytetar i arsimuar që së paku është mbi 30 vjeçar dhe jeton në vendet e demokracisë” ,tha Krasniqi

Komento: