Jakup Krasniqit i lind nipi më 28 Nëntor

15:56 | 28 Nëntor 2025
Jakup Krasniqit i lind nipi më 28 Nëntor

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit ka bërë të ditur se pikërisht sot, më 28 Nëntor është bërë baba i një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Gegë.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se lindja e djalit është një kujtim i bukur se jeta sjell gjithmonë shpresë dhe vazhdimësi.

“Emri yt bart traditën dhe dialektin e veriut, ndërsa motra jote, Toska, atë të jugut dhe bashkë bëheni simbol i unitetit të shqiptarëve kudo që janë”.

Komento: