Jakupi tregon pse dha dorëheqje nga posti i kryetarit të Odës së Farmacistëve

15:18 | 08 Shtator 2023
jakupi-tregon-pse-dha-doreheqje-nga-posti-i-kryetarit-te-odes-se-farmacisteve

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Këtë e konfirmoi vet Jakupi për Insajderin.

“Po kam dhënë dorëheqje. Arsyet janë personale”, ka thënë ai shkurt.

Kujtojmë se Kuvendi i Odës së Farmacistëve, më 25 janar të këtij viti, e kishte shkarkuar Jakupin me 29 vota pro, në një mbledhje të jashtëzakonshme.

Arsyeja e shkarkimit ishte se gjatë procedurave të zgjedhjeve që i ka pasur kjo odë në muajin qershor të vitit të kaluar, thuhet se ai ka shkelur një rregullore.

Megjithatë, Jakupi kishte vazhduar të ushtronte detyrën e tij, duke mos e pranuar vendimin e Kuvendit.

E më 21 mars, Gjyqi i Nderit në kuadër të Odës së Farmacistëve të Kosovës, e kishte konsideruar të jashtëligjshëm vendimin për mocionin e mosbesimit të Kuvendit të kësaj ode për shkarkimin e kryetarit, Arianit Jakupi.

Këtë e kishte bërë të ditur vet Jakupi, duke thënë thënë se ankesa e tij është aprovuar dhe se votimi i delegatëve llogaritet në shkelje statutare dhe ligjore nga Gjyqi i Nderit.

Komento: