” Jam i nderuar të vizitojë vendlindjen e gruas”, deklarata e bashkëshortit të Rita Orës pas takimit me Kurtin

20:14 | 26 Nëntor 2023
”-jam-i-nderuar-te-vizitoje-vendlindjen-e-gruas”,-deklarata-e-bashkeshortit-te-rita-ores-pas-takimit-me-kurtin

Rita Ora e ka sjellë për herë të parë në Kosovë bashkëshortin e saj aktorin neozelandez Taika Waititi.

48 vjeçari që është me profesion regjisor, aktor komedian ka folur shkurt duke thënë se në Kosovë po ndihet si në shtëpi.

“Është hëra e parë që jam këtu dhe jam i nderuar të vijë e të vizitojë atdheun e gruas sime” ka thënë Ëaititi.

Ai më pas ka thënë se vëren energji te ngjashme të kosovarëve me njerëzit e vendit të tij, Zelandës së Re.

” Po ndihem si në shtëpi tashmë” ka thënë ai.

Rita Ora ka ardhur në Kosovë për të festuar ditëlindjen e saj. Ajo ka ateruar mbrëmë në Prishtinë ku ka dalur ta priste kryetari i Komunës së  Prishtinës Përparim Rama. Ndërsa sot pasdite ka takuar Kryeministrin Kurti.

Komento: