“Jam krenar me Kosovën”, urimi emocionues i William Walker në 15-vjetorin e Pavarësisë

23:10 | 17 February 2023

Ish-shefi i misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, William Walker, ka uruar 15 -vjetorin e pavarësisë së vendit.

Walker kujtoi ditën e shpalljës së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 duke thënë e përshkruar atë ditë emocionuese, të bukur e të lumtur për qytetarët.

Ambasadori Walker në urimin e tij emocionues tha “vazhdoni të bëni atë që keni bërë në 20 vitet e fundit, bëjini të gjithë të lumtur e ndoshta ndonjëherë kujtojeni Waklkerin, mirë?”.

“Kosova ishte një vend që po ballafaqohej me ato copëzat më thelbësore të jetës që ishin aq dramatike aq edhe domethënëse mendoj pikë së pari për jetën time, por edhe për jetën e kësaj pjese të botës. Isha në parlament atë ditë, isha aty në ballkon po i shihja deputetët që ngriheshin për të nënshkruar deklaratën e Pavarësisë. Pastaj dola edhe nëpër rrugë pata kënaqësinë, pata lumturinë të shihja njerëzit që po festonin… ndjehem si baba në këtë vend sepse e kam parë tek lind, por jam krenar për të gjitha ato që Kosova ka arritur”, tha Walker në urimin e tij të transmetuar në RTK.

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker në vitin 1999 kishte parë nga afër krimin e kryer mbi civilët shqiptarë dhe kishte dokumentuar Masakrën e Reçakut.

Më 15 janar të vitit 1999, në fshatin Reçak, rreth 30 kilometra larg Prishtinës, forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë.

Kosova sot ka festuar 15 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Komento: