Manchester City ka shënuar fitore me rezultat 1:3 në udhëtim ndaj Leeds United, në kuadër të javës së 17-të në Premierligë.
Mysafirët kaluan në epërsi tek në sekondat e fundit të pjesës së parë kur Rodri realizoi.
Epërsia u dyfishua nga Erling Haaland në minutën e 51-të, i cili u asistua nga Grealish.
Pikërisht ky kombinim erdhi në shprehje edhe në minutën e 64-të, kur realizoi sërish norvegjezi.
Pas ndeshjes, Haaland tha se është më i uritur se kurrë.
“Kam një qëllim për këtë sezon, por nuk do ta them. Sot mund të kisha shënuar pesë gola, por më e rëndësishmja ishte që skuadra fitoi. Më duhet të stërvitem më shumë pas kaq shumë qëndrimi në shtëpi, u zemërova që nuk isha në Botëror, por arrita të rimbusja bateritë e mia. Duke parë lojtarë të tjerë që shënonin gola në Kupën e Botës më motivoi, por edhe më zemëroi. Unë jam më i uritur se kurrë”, tha ai për Amazon Prime Video.