
Filloreta Raçi e njohur si Fifi, vazhdon të jetë njëra nga emrat më të komentuar në mediat rozë.
Ndonëse, tashmë ka kohë që është pjesë e skenës muzikore, Fifi llogaritet si njëra nga artiset më të nga publikuar, shkruan ORAinfo.
Sezoni veror ka qenë i stërngarkuar me koncerte e ndeja, të cilat këngëtarja shpesh herë i ka postuar edhe në rrjetet e saj sociale.
Gjithsesi, përveç punës profesionale, ajo është komentuar shumë edhe për jetën private.
Tashmë, ajo është me e lumtur se kurrë në krah të Adis Patushit.
E tani Fifi ka zbuluar se po bëhet nënë.
Ajo këtë e ka konfirmuar sot në Festivalin e Këngës në RTSH, duke thënë se po ndihet njeri me i lumtur në botë.
“Jam njeri me i lumtur në botë, jam duke e pritur një fëmijë, këtë po e konfirmoj këtu për herë të parë”, ka thënë Fifi duke e prekur me duar barkun e rrumbullakët.
Ne i dëshirojmë shtatzëni të ëmbël këngëtares kosovare. /ORAinfo/
Pamje:
