“Jam shpirt i lirë, s’më mban peng se gjërat kanë mbaruar” – Limi ia thotë troç Albës

00:24 | 14 Janar 2026

Në një bisedë të hapur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, Limi ka folur për marrëdhënien e tij me Albën dhe ka theksuar rëndësinë e përgjegjësive sipas fazës së lidhjes.

Limi ka shtuar se nuk ka ardhur për të lënduar Albën, por shtoi se nuk mund ta mbajë peng pasi e sheh vetën si “shpirt të lirë”.

Ndër të tjerash, ai theksoi se nuk do të kishte hyrë në një reality show për Albën.

“Jeta është e komplikime bro, jeta ka disa sagje. Nuk quhesh kot i fejuar, i martuar që merr përgjegjësi. Sikur unë, sikur ti kena kaluar gjëra më të vështira sesa kjo lloj teme, apo jo. Sikur ti kur ke qenë me e re, ashtu sikur unë që kam qenë i ri. Peshën më të madhe e mban ndarja me ish… sepse kam një fëmijë me të.

“Kur je i lidhur me një gocë nuk ke përgjegjësi familjare, kur je i fejuar ke përgjegjësi familjare, dhe kur je i martuar ke përgjegjësi shtetërore.

“Ti Alba, je shumë gocë e mirë. Nuk më intereson. Nuk kam ardhë të të lëndojë. Mu më bëjnë tag për 4 femra aktive në rrjete sociale. Çfarë kërkon nga unë ti, unë nuk ta jap dot. Unë e kam përfunduar shumë mirë, që në emision Live”, tha Limi.

Komento: