Ylli kolumbian, James Rodriguez, jave të fundit është duke shkëlqyer të Bayern Munich.
Niko Kovac është i lumtur me James Rodriguezin, por thotë se ai mund të japë edhe më shumë.
U largua nga Real Madridi në kërkim të minutave, por nuk po i gjen as te Bayern Munichu.
James nuk është titullar i rregullt te ekipi gjerman, pavarësisht se trajneri i Bayernit, Niko Kovac, beson në cilësitë e kolumbianit.
Para ndeshjes me Liverpoolin në Champions League, ai ka kërkuar nga 27-vjecari që të punojë më shumë.
“Ai ka qenë shumë i mirë së fundmi, por jam i bindur se mund të bëjë edhe më shumë”, tha trajneri i Bayernit.
James ka bërë vetëm 17 paraqitje këtë edicion me Bayernin dhe ka shënuar 3 gola.