James Rodriguez në Serie A

17:23 | 12 Korrik 2022

Nuk është akoma për tu hedhur poshtë: James Rodriguez në Serie A.

Top golashënuesi i Botërorit të 2022, James Rodriguez ka mundësi për tu rikthyer përsëri në Europë. Siç bëjnë me dije mediat italiane, futbollisti i Al RNyan dëshiron përsëri të luajë në nivele të larta dhe Roma është gati për ti ofruar një mundësi të tillë.

Jose Mourinho i ka ofruar një kontratë kolumbianit ndërkohë që edhe PSV është e interesuar për të mirëpo nuk ka dyshim se ku do ta vazhdojë ai karierën.

Kujtojmë se në verën e vitit 2014 ai u transferua nga Monaco tek Real Madrid për një shumë astronomike për 75 milionë eurosh që për atë kohë ishte njëri ndër transferimet më të kushtueshme.

Në korrik të 2020 ai u transferua tek Everton si futbollist i lirë përpara se të kalonte në rradhët e Al Ryan.

Komento: