James Rodriguez po largohet nga Bayerni, zbulohet skuadra e tij e re

14:39 | 03 Maj 2019

Duket se James Rodriguez do të bëhet me skuadër të re.

James Rodriguez thuhet se do të kthehet te Real Madrid, kur huazimi dy vjeçar të përfundojë te Bayern Munich në fund të këtij sezoni.

‘Marca’ raporton se Bayern Munich nuk e ka ndërmend të negociojë me Real Madridin një transferim të përhershëm të yllit kolumbian.

Te bavarezët nuk janë të kënaqur me performancat e James, i cili nuk ka përmbushur pritëshmëritë te trajneri Niko Kovaç.

Por, rikthimi te Real Madrid do të zgjasë derisa James të gjejë ndonjë skuadër të re, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane.

E ardhmja e James Rodriguez mund të jetë në Premierligë, ku po kërkohet nga Arsenal dhe Manchester United.

Komento: