
Napoli është në kërkim për të përforcuar ekipin para fillimit të sezonit të ri në Serie A.
Drejtuesit e Napolit kanë identifikuar disa lojtarë të nivelit të lartë për të forcuar skuadrën e tyre nënë drejtimin e Carlo Ancelottit.
Sipas Sky Sport, Napoli po këmbëngul në nënshkrimin e Kostas Manolas nga Roma. Negociatat vazhdojnë, pasi Azzurët nuk janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lirimit të plotë (36 milionë) për lojtarin grek.
Ndërkohë, interesimi po rritet edhe për James Rodriguez. Lojtari ka rënë dakord për një lëvizje dhe tani Napoli po punon me Real Marid për të gjetur formulën e duhur për një marrëveshje potenciale.

Napoli do të donte të nënshkruante me kolumbianin me kredi me një mundësi për të blerë.
Mbetët të shihet ditëve në vazhdim sa do të përpraojnë negociatat. /ORAinfo/