James Rodriguez tashmë është lojtar i skuadrës së Evertonit.
Pas shumë kohësh në kërkim të një skuadre për ta shitur James Rodriguez, Real Madrid kanë arritur marrëveshje me Everton.
Mesfushori kolumbian ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën e Everton, me opsion për të vazhduar edhe të tretin.
Rodriguez pëlqehet shumë nga trajneri i Everton, Carlo Ancelotti, i cili punonte me lojtarin kur ishte te Real Madrid.
Mbetet të shihet nëse James do të rigjej formën e tij të dikurshme.
Raportohet të jenë paguar 20 milionë funte për lojtarin që tek Everton do të mbajë fanellën me numrin 19.