James Rodriguez dëshiron transferimin te kjo skuadër.
Ai është i vendosur të largohet nga Real Madrid për t’iu bashkuar rivalëve të Atletico Madrid këtë verë, bëjnë të ditur raportet.
28 vjeçari ka qenë i lidhur që një kohë të gjatë për një largim nga Bernabeu, dhe vitin e kaluar pothuasje i ishte bashkuar skuadrës së Diego Simeones, e po ashtu kishte interesim edhe nga shumë skuadra të Premierligës.
Sipas MundoDeportivo, Zinedine Zidane do të lejojë largimin e James, i cili ka Atleticon si destinacionin e parë.
Por raportet pretendojnë se Atletico mund të mos e ketë fuqinë financiare për të arritur një marrëveshje për transferimin e James shkaku i problemeve të shkaktuara nga COVID-19.
Rodriguez po hyn në vitin e fundit të kontratës me Real Madrid, por për kalim te Atletico, duhet të pranojë ulje të ndjeshme të pagës.
Ylli kolumbian nuk ka luajtur një ndeshje për Real Madrid që nga tetori, shkaku i një lëndimi të pësuar në gju.