“Janari do të jetë i tmerrshëm”

14:20 | 08 December 2020

Janari do të jetë i tmerrshëm, kështu ka thënë eksperti i njohur amerikan.

Eksperti amerikan Anthony Fauci, ka paralajmëruar për rritje të rasteve të reja me COVID-19 pas festës së Krishtlindjes.

Javën e kaluar në SHBA nga COVID-19 kanë humbur jetën 15 mijë njerëz, që është java më vdekjeprurëse që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit

Megjithatë, ekspertët shëndetësore paralajmërojnë së më e keqja pritet të vjen. Ata kanë ngritur alarmin që numri i të vdekurve gjatë javëve apo muajve të ardhshëm do të rritet, sepse njerëzit gjatë festave të fundvitit do të takohen me familjarët e tyre, pavarësisht paralajmërimeve të zyrtarëve shëndetësorë.

“Mendoj se janari do të jetë i tmerrshëm, sepse të sëmurëve gjatë Ditës së Falënderimeve do t’ju bashkohen të sëmurët e Krishtlindjeve. Askush nuk dëshiron të modifikojë apo të mbyll vendin për festat e fundvitit, por jemi në momente shumë kritike.

Megjithatë, nuk mund të shmangim faktin që do të jetë shumë e vështirë për të gjithë ne”, ka shtuar eksperti amerikan i sëmundjeve infektive.

Komento: