Janë bërë ‘cak’ i hajnave, vjen rrëfimi i familjes nga Peja

20:25 | 24 Dhjetor 2019

Edhe këtë vit kanë ndodhur një numër i madh i vjedhjeve në vendin tonë.

Sipas Policisë së Pejës, Vjedhjet e Renda dhe Vjedhjet çdo vit janë duke shënuar rënie në ketë zonë.

E shfrytëzuan këtë dritare të shtëpisë, për të hyrë me forcë brenda.

Cak i hajnave mbrëmjen e së hënës, ishte kjo shtëpi në fshatin Vitomiricë në Komunën e Pejës.

Kryefamiljari, Mehmet Bajraj, thotë se kur ndodhi vjedhja, nuk ndodheshin aty.“Kemi qene në market duke punuar. Ngjarja ka ndodh rreth orës 21:05 min, jena kanë tu ardh në shtëpi me i dhez dritat”, ka thënë Mehmet Bajraj, banor i Vitomiricës

E më tu kthyer banorët e shtëpisë, hajnat ikën andej nga erdhën.

Por në dalje e sipër, lanë këto gjurmë këpucësh.

Bajraj thotë që përveç dëmit material që i shkaktuan duke kërkuar nepër dhoma, hajnat nuk arritën të marrin diçka tjetër.

E kjo është hera e tretë që kjo familje ishte cak i vjedhjeve.

Edhe dy herë të tjera, marketi i kësaj familje ishte thyer nga hajnat.

Ndërkohë zëdhënësi nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Pejës, Xhevat Ibraj, për T7 ka thënë se lidhur me rastin e fundit, është intervistuar një person i dyshuar.
“Lidhur me rastin konkret të fundit (Vjedhje e rëndë në tentative) ku ka qene viktime M. B., për momentin është duke u intervistuar një person i dyshuar. Gjatë këtij viti janë arrestuar disa grupe të kryesve te cilët janë ne vuajtje te dënimit për veprat e vjedhjeve te rend atë kryera ne zonën e Vitomiricës”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Pavarësisht se vetëm në 9 mujorin e këtij viti, vetëm në Vitimoricë 46 vjedhje janë shënuar si të renda të rënda, kurse 22 të tjera të klasifikuara si vjedhje, nga stacioni policor në Pejë, thonë që numri i rasteve të tilla është në rënie.

Komento: