Certifikohen 119 oficerë korrektues të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Sot, në një ceremoni të organizuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike, u certifikuan 119 oficerë korrektues të gjeneratës së 41-të, të Shërbimit Korrektues të Kosovës, të cilët pritet të fillojnë angazhimin e tyre në Burgun e Sigurisë së Lartë dhe në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan.
Në ceremoni morën pjesë, Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së,Nehat Thaçi, Drejtori i AKPS-së, Ismail Smakiqi, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.