Mbi 90 % e bizneseve janë dëmtuar nga COVID-19.
Bizneset e Kosovës po pësojnë humbje të mëdha si pasojë e pandemisë së COVID-19. Me iniciativën e kompanisë së hulumtimeve Pyper si dhe në bashkëpunim me Odën e Afarizmit të Kosovës, Dua.com, Odën Amerikane të Kosovës, Institutin Riinvest si dhe Odën Ekonomike të Kosovës është realizuar një hulumtim në lidhje me ndikimin e virusit COVID-19 në bizneset në Kosovë.
Qëllimi i këtij pyetësori ka qenë lokalizimi i vështirësitë që bizneset janë duke i hasur si dhe identifikimi i çështjeve që po konsiderohen si më shqetësuese në mënyrë që këto probleme të adresohen.
Në hulumtim kanë marrë pjesë 560 biznese të cilat operojnë në Kosovë. Nga gjithsej 560 biznese janë shumë të shqetësuar me gjendjen ekonomike në Kosovë të krijuar si rezultat i COVID-19.
93, 04 për qind nga gjithsej 560 biznese janë deklaruar se biznesi i tyre është afketuar si pasojë e masave të ndërmarra për parandalimin e COVID-19.
“92, 92 për qind ose 432 nga gjithsej 521 biznese që janë afketuar kanë hasur në humbje të të hyrave si pasojë e uljes së shitjeve. Po ashtu 13, 05 kanë reduktim të shitjeve se pasojë e vështirësive në eksportim. 4, 80% kanë mungesë së lëndës së parë, mungesë të mallrave apo pajisjeve 6.72 %”, ka dalë si rezultat i këtij hulumtimi.