Janina Ymeri: Kurti po shantazhon, ‘ose kandidati im partiak ose zgjedhje’ – s’i nënshtrohem ketij kushti

16:00 | 03 Mars 2026
janina-ymeri:-kurti-po-shantazhon,-‘ose-kandidati-im-partiak-ose-zgjedhje’-–-s’i-nenshtrohem-ketij-kushti

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri foli për “kushtëzim me shantazh, me kërcënim”, ndërsa komentoi në një postim në Facebook diskutimet e fundit lidhur me çështjen e Presidentit.

Ajo shkroi se kjo metodë po përdoret tani, duke iu referuar, me gjasë, takimit të sotëm ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Shumë gjëra në Kosovë janë kushtëzu me shantazh, me kërcnim, këtë e dëgjojmë edhe jashtë sallave të Gjykatave po tash Kosova ka arrit që Kryeministri përdor këtë metodë edhe për zgjedhje të Presidentit. Ose Kandidati im partiak ose zgjedhje. Ose Pushtet 100% Kurti & Co. ose Zgjedhje”, shkroi ajo.Ymeri thotë se ajo s’do t’i “nënshtrohet” këtij “kushti”.“Megjithatë, jo vec unë që s’do i nënshtrohëm këtij kushti, po vota pro ose kundër sa për kuorum nga një deputet të opozitës të cilës do parti për kandidat të partiak të pushtetit është vrasje e demokracisë edhe e lirisë në vendimmarrje”, shkroi ajo.“As Glauk Konjufca as asnjë numër tjetër serik i partise (ksisoj i ka paraqitur Kurti), nuk duhet të marr postin e Presidentit”, shtoi deputetja.

Komento: