Janina Ymeri: SuperPuna nuk e rriti punësimin, rrenat e VV-së mund të demantohen lehtë

23:45 | 21 Mars 2026
janina-ymeri:-superpuna-nuk-e-rriti-punesimin,-rrenat-e-vv-se-mund-te-demantohen-lehte

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri ka thënë se “SuperPuna” nuk e ka rritur punësimin. Ajo ka shkruar se deklaratat e Qeverisë së Lëvizjes Vetëvendosje se u rrit punësimi, mund të demantohen me fakte.

“Gjithashtu shkalla e papunësisë është lehtësuar nga ikja e mbi 11 mijë personave për punë jashtë vendit, për lejeqëndrim pune, vetëm brenda një viti, e jo nga punësimi në Kosovë.

​Ftoj kabinetin qeveritar VV, qoftë Kurti2 apo Kurti 3, se edhe ashtu të gjithë mendojnë çfarë thotë një njeri, të argumentojnë me fakte: Si e ka rritur SuperPuna punësimin e qëndrueshëm dhe zhvillimin ekonomik?

Për këtë argumentim i pres në cilëndo studio, në ballafaqim, për të treguar të vërtetën për Punësim. Le ta dijnë të gjithë, se ky vend me Kurtët, në qeveri e rrymë, nuk po zhvillohet por po zvogëlohet” – ka thënë Ymeri.

Komento: