Janjiq tregon pse u mbajt seanca e Kuvendit të Serbisë për Kosovën

13:26 | 27 May 2019

Dushan Janjiq thotë se seanca e Kuvendit të Serbisë për Kosovën, përgatitje për Parisin.

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike Dushan Janjiq mendon se seanca e sotmen e Kuvendit të Serbisë kushtuar Kosovës është “përgatitje e opinioni të Serbisë Kuvendit e edhe e presidentit për bisedimet a ardhshme në Paris”, transmeton Koha net.

Janjiq në një deklarim për rtv Kim ka theksuar se fakti që Kuvendi i Serbisë pesë vjet nuk ka folur për Kosovën, është lajm.

„Mund të thuhet se kjo mbledhje është më shumë përgatitje e opinionit të Serbisë, të Kuvendit e edhe e vetë presidentit për bisedimet e ardhshme në Paris. Po ashtu mund të presim që Kuvendi ta mbajë një seancë të tillë edhe pas takimit të Parisit në të cilën do të flitej edhe për Platformën shtetërore dhe për përbërjen e ekipit negociues , pra gjithë atë që e ka kryer Kosova e që Serbia ende s’ e ka bërë”, ka thënë Janjiq

Kuvendi është i rëndësishëm nëse fillon dialogu, sqaron Janjiqi.

„Sa i përket përmbajtjes së raportit, ajo është e përqendruar kryesisht në punën që Qeveria e Serbisë e ka bërë në Kosovë për serbët, lë pak manash komponentin e sigurisë dhe mjaft me guxim flet për dialogun e Brukselit, ndërsa konkluzionet kryesore thonë se dialogu duhet të vazhdojë, insistohet për heqjen e taksave dhe për formimin e Asociacionit të Komunave serbe“, ka theksuar Janjiq.

Ai ka tërhequr vërejtjen se Serbia e Kosova mbajnë të hapur çështjen e kufijve.

„Mendoj se rezultate e tashme më të reja në zgjedhjet për Parlamentin Evropian flasin qartë se ndarja e territoreve nuk do të përkrahet në Bashkimin Evropian. Për këtë arsye mendoj se do të mbahet edhe një seancë, ndoshta para verës, në të cilën do të bisedohet edhe për këtë zgjidhje”, ka përfunduar Janjiqi.

Në Paris, më 1 korrik, me propozim të presidentit francez Emmanule Macron, është paraparë takimi i liderëve të Kosovës me ata të Serbisë.

Komento: