Janusz Bugajski: Ushtria ruse si ushtria e Serbisë në vitet ’90, tërhiqet dhe ikën kur përballet me ushtri profesionale

15:18 | 11 Shtator 2022

Bugajski: Ushtria ruse si ushtria e Serbisë në vitet ’90, tërhiqet dhe ikën kur përballet me ushtri profesionale.

Janusz Bugajski, ekspert për Ballkanin nga Qendra për Analiza të Politikës Europiane (CEPA), me seli në Washington, ka thënë se ushtria ruse në Ukrainë po vepron ngjashëm si ushtria serbe në luftërat e fundit ballkanike.

“Fatkeqësia e Rusisë në Rajonin e Kharkiv-it do të studiohet si një nga goditjet më spektakolare në historinë ushtarake”, shkroi gazetarja ukrainase, Ilia Ponomarenko.

Duke e shpërndarë këtë fjali, Bujaski shkroi për ngjashmërinë e ushtrisë ruse me ushtrinë serbe në zbrapsje.

“Ushtria ruse është shumë e ngjashme me ushtrinë serbe gjatë rënies së Jugosllavisë – tërhiqet dhe ikën kur përballeni me një forcë luftarake profesionale”, shkroi Bugajski.

Komento: