Januzaj shkëlqen në Turqi, dy gola dhe një asistim në pjesë të parë

18:29 | 24 Prill 2023

Adnan Januzaj po shkëlqen në Turqi.

Januzaj, tundi dy herë rrjetën dhe asistoi njëherë, brenda 45 minutave të para.

Ai fillimisht shënoi në minutën e 16′ dhe më pas në të 35-tën.

Januzaj këtë performancë e bëri kundër Giresunspor, në Superligën e Turqisë.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova aktualisht luan me skuadrën Basaksehir.

Aktualisht kjo skuadër po fiton me rezultat 0:4.

Komento: