Januzaj tek gjiganti i Serie A këtë verë

16:22 | 24 Mars 2022

Ka akoma për të treguar: Adnan Januzaj tek gjiganti italian këtë verë.

Adnan Januzaj është gati të rikthehet në majat e futbollit europian gjatë kësaj merkatoje verore.

Gazetari i SportItalia, Rudy Galeti, ka bërë të ditur që Adnan Januzaj mund ti bashkohet rradhëve të Milanit me parametra 0 gjatë merkatos verore.

Kontrata e futbollistit me prejardhje shqiptare do të përfundojë këtë sezon me Real Sociedad dhe rinovimi nuk është në interesin e asnjërës palë.

Aftësitë e anësorit 27 vjeçar pritet të jenë një aset i rëndësishëm për Rossonerët, pasi ai mund të luajë në të tre repartet e sulmit.

Mirëpo përveç Milanit, në garë për të duket se është edhe Napoli e cila po sheh tek Januzaj emrin ideal për të zëvëndësuar Lorenzo Insignen, i cili u transferua në drejtim të Torontos.

Komento: