Japin dorëheqje edhe 10 prokurorë serbë të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

15:15 | 07 November 2022

Dorëhiqen edhe 10 prokurorë serbë të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

Këshilli Prokurorial i Kosovës sot është njoftuar me ofrimin e dorëheqjes së 10 prokurorëve të komunitetit serb të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

Po ashtu, dorëheqje kanë ofruar edhe stafi administrativ nga komuniteti serb i kësaj prokurorie, transmeton Klankosova.tv.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, lidhur me situatën e krijuar pritet të mbajë takim, ku do të njoftojë me kohë për veprimet që do të merren.

Komento: