Japonia e sheh dialogun si zgjidhje të problemeve mes Kosovës dhe Serbisë

15:03 | 02 Prill 2024
japonia-e-sheh-dialogun-si-zgjidhje-te-problemeve-mes-kosoves-dhe-serbise

Ministrja japoneze e Punëve të Jashtme, Yoko Kamikawa, është takuar me homologen e saj nga Kosova, Donika Gërvalla.

Ajo ka njoftuar se dy ministret për 45 minuta kanë biseduar për disa çështje.

Kamikawa ka deklaruar se Japonia vlerëson rëndësinë e madhe për prosperitetin e qëndrueshëm nëpërmjet anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Sa u përket marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Kamikawa ka thënë se Japonia mbështet zgjidhjen e çështjeve nëpërmjet dialogut Beograd – Prishtinë të udhëhequr nga BE-ja dhe se është e rëndësishme që të zbatohen marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut dhe kryerjen e obligimeve nga implementimi i aneksit të marrëveshjes.

Dy ministret gjithashtu kanë diskutuar edhe për zhvillimin ekonomik.

Kamikawa ka përmendur fabrikën e kërpudhave japoneze “shiitake” në Kosovë, e cila, sipas saj, është një prej më të mëdhave në Evropë.

Ajo gjithashtu ka vlerësuar përkrahjen e Kosovës për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

Komento: