Japonia së shpejti me ambasadë në Kosovë

11:46 | 21 February 2019

Japonia ka paralajmëruar hapjen e ambasadës së tyre në Kosovë.

Zyrtarë japonezë nga Zyra e Presidentit Thaçi kanë premtuar se shumë shpejt Japonia do të hapë Ambasadën e saj në Prishtinë
Presidenti Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim Ministren e Shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Toshiko Abe, me të cilën ka biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve dhe për temat me i interes bilateral.

“Këto ditë shënojmë 10 vjetorin e lidhjeve të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve. Vizita juaj në Kosovë dhe nënshkrimi i marrëveshjeve ndërmjet dy shteteve do ta forcojë edhe më shumë këtë bashkëpunim. Për neve Japonia mbetet një shtet strategjik”, ka thënë presidenti Thaçi, njofton zyra e Presidentit.

Ndërkaq kryediplonmatja japoneze, ka thënë se shumë shpejt Japonia do të hapë edhe ambasadën e saj në Prishtinë, e cila do t’i lidhë edhe më shumë dy shtetet dhe dy popujt.

Deri më tash misioni diplomatik i Japonisë në Vjenë ka mbuluar edhe Kosovën me ambasador jorezident.

Komento: