Jasharaj fton Kurtin të takohet me dikë tjetër nga SBAShK-u

22:30 | 05 Shtator 2022

Kurti ende nuk ka pranuar të takohet me SBASHK-un.

Kreu i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se nëse me të vërtetë ai është problemi, Kurti le të flasë me dikë tjetër nga sindikata.
Këto deklarime ai i bëri në Kanal10, teksa fliste për vazhdimin e grevës.

“Nëse unë jam problemi, mos ta ndërpresim mësimin. Mos të bëhet shkaku i Jasharajt. Le të takohet me dikë tjetër. Veç le të del edhe të dialogojë. Ja, unë nuk shkoj. Le të flasë me përfaqësues të tjerë të sindikatës”, tha tutje Jasharaj.

Kujtojmë se ai Jasharaj u përballë sot me një situatë të pakëndshme, kur në shkollën “Ismail Qemaili”, u sulmua verbalisht nga një gjysh që e kishte sjellur mbesën e tij në shkollë.

Komento: