Jasharaj: Kurtin dhe Qeverinë do t’i zë mallkimi i minatorëve

14:00 | 28 Tetor 2023
jasharaj:-kurtin-dhe-qeverine-do-t’i-ze-mallkimi-i-minatoreve

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka reaguar për situatën me minatorët e Trepçës. Jasharaj përmes një reagimi për media ka thënë se Kurtin dhe Qeverinë e tij do ta zë mallkimi i minatorëve.

Jasharaj ka treguar se dje ka qëndruar për vizitë në Trepçë ku edhe ka parë teksa nxirreshin grevistët në gjendje të rënduar shëndetësore.

“ Kryeministër Kurti ty dhe Qeverinë do t’ju zë mallkimi i minatorëve. Kryeministër Kurti ty nuk po të lë hapësirë në këtë shkrim se je shumë i zënë me dialogun, por anëtarët e Qeverisë që ti drejton dhe ca deputet nga partia jote do t’i zë mallkimi i minatorëve grevistë që mezi marrin frymë në galerinë 800 metra nën tokë. I vizitova dje dhe teksa po pritnim të lëshoheshim në brendësitë e tokës , nga atje nxorën grevistë me gjendje të renduar shëndetësore e ata mallkonin institucionet dhe mendje e kishin të kolegët e tyre në thellësitë e nëntokës së Kosovës.”, ka shkruar Jasharaj.

Shkrimi i tij i plotë:

Kryeministër Albin Kurti, ty nuk po të lë hapësirë në këtë shkrim se je shumë i zënë me dialogun, por anëtarët e Qeverisë që ti drejton dhe ca deputet nga partia jote do t’i zërë mallkimi i minatorëve grevistë që mezi marrin frymë në galerinë 800 metra nën tokë.

I vizitova dje dhe teksa po pritnim të lëshoheshim në brendësitë e tokës, nga atje nxorën grevistë me gjendje të renduar shëndetësore e ata mallkonin institucionet dhe mendje e kishin të kolegët e tyre në thellësitë e nëntokës së Kosovës.

Kryeministër me këtë gjendjen time të rënduar shëndetësore bashkë me kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Shërbyesve civilë Ali Gashi dhe nënkryetarin e BSPK-së Skënder Lushtaku po bëheshim gati për të zbritur në galeri 800 metra nën tokë , por duhej pritur se ekipet kujdestare po nxjerrin goxha me vështirësi grevistë për t’i dërguar në institucione shëndetësore e ata të stërlodhur kundërshtonin të ndaheshin nga shokët grevistë, por edhe mallkonin. Mallkonin Qeverinë dhe udhëheqësit që nuk po qajnë kokën për ta e për kushtet tmerr të punës në minierë.

Kryeministër, ti nuk ke kohë për minatorët, por dërgoje këtë farë Dimal Bashën, që është i asgjëdijshmi, e që bën propagandë kundër minatorëve grevistë për pagat e tyre.

Kryeministër ata janë në grevë thellë nën tokën e Kosovës sepse as edhe një herë nuk janë të sigurt se do të marrin pagat e tyre.

Kur ke pak kohë të lirë o kryeministër Kurti , në vend që të pini çaja e të bëni reklama koti, merre Qeverinë dhe shumë ushtarë të face bukut dhe vizitoni minatorët me apo pa grevë.

Ti kthehu me Qeveritarët për të vazhduar dialogun e ushtarët tu të rrjeteve sociale urdhëroj të kalojnë , bile, një ditë nën thellësitë e tokës së Kosovës dhe të ndajnë fatin e “mirë” me minatorët.

Minatorë grevistë me ju dje e ndave lotin dhe dhembjen dhe isha njëri nga ata që u kujdeset sepse shëndeti im i dobët u bë problem për ju.

Punëtorët e arsimit, që nga çerdhet e deri në universitet ishin dhe janë me ju.

Komento: