Jasharaj: Një prind deshi të më sulmojë, por “aty i kisha shokët”

11:44 | 05 Shtator 2022

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka theksuar se ka pasur tentativë për ta sulmuar.

Ai tha se ishte një tendencë për ta sulmuar, por shtoi se “aty i kisha shokët”.

“Një prind deshi të më sulmojë, ishte tendencioze – mund të sulmohem edhe në rrugë”, ka thënë ai.

Ai tha se vetë fakti që ishte një prind, ishte me tendencë.

“Rastet të tilla mund të më ndodhin edhe në rrugë dhe në vizitat tjera që do të kemi në shkolla”, tha ai për Blic.

Jasharaj insiston se greva nuk do të ndalet.

Komento: