Jasharaj paralajmëron Qeverinë për paga: Ju presim deri më 5 tetor, do të kemi një situatë më të keqe

12:48 | 03 October 2022

Sot në shkollat e Kosovës ka nisur viti i ri shkollor, pas grevës një mujore të mësimdhënësve.

Por edhe pse mësimi ka nisur, mësimdhënësve nuk iu kanë dalur pagat e muajit shtator.

Lajmin për FrontOnline e ka bërë të ditur kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

Ai tha se nëse deri me 5 tetor nuk do të ekzekutohen pagat situata do të përkeqësohet.

“Nga informacionet që i kemi jozyrtare flitet se nuk iu kanë dal pagat ne jemi në pritje sepse afati ligjor është deri me 5 tetor, shërbyesve civil iu kanë dal pagat ndërsa në sistemin arsimor jo, ne gëzohemi që ata kanë paga por Qeveria ish dashtë të veproj njëjtë t’i ekzekuton pagat e jo të bëjnë ndasi pasi që ndalja e pagës është joligjore. Nëse bëhet ky akt i ndëshkimit një situatë do të kemi më të keqe në sistemin arsimor”, ka deklaruar ai.

Komento: