Jasharaj: Për mos me ardh puna deri të greva, të reflektojnë Kurti e Nagavci

09:03 | 21 Shkurt 2024
jasharaj:-per-mos-me-ardh-puna-deri-te-greva,-te-reflektojne-kurti-e-nagavci


Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një prononcim për Front Online ka shprehur një kërkesë për ministren e Arsimit dhe kryeministrin.

Ai ka thënë se për mos me ardh punë deri të greva duhet të reflektojnë ata në pakënaqësitë e mësuesve.

Jasharaj vendimet e Qeverisë për koeficientin i ka vlerësuar jo dinjitoze.

“Mësimdhënësit po shprehin pakënaqësi çdo ditë, kanë shprehur pakënaqësi në SBASHK ndaj ligjit jo i qëlluar i qeverisë. Për mos të vjen koha për grevë qeveria e ministria duhet të dëgjojë zërin e mësimdhënësve, vlera më e rritur e koeficientin nuk do ti bënte më të pasur mësimdhënësit por vetëm një lehtësim për çmimet e rritura. Qeveria me tekët e saj merr vendime jo dinjitoze për koeficientin e ligjin e pagave”, tha Jasharaj për Front Online.

Greva e fundit e mësimdhënësve është mbajt në fillim të vitit shkollor 2022-2023 ku zgjati 1 muaj. /FrontOnline/

 

Komento: